Avioni bie mbi shtëpi, shuhet familja

Postuar: 17/03/2018 - 21:52

   10 persona humbën tragjikisht jetën këtë të premte, pasi një avion i vogël përfundoi në një shtëpi në Filipine, duke shuar një familje të tërë, teksa këta të fundit po drekonin.

Avioni 6 vendësh, Piper PA-23 u rrëzua në Plaridel, pranë kryeqytetit Manila, pak kohë pasi ishte ngritur në ajër.

Aksidenti horror i mori jetën të 5 personave që ndodheshin në bordin e avionit, ashtu sikurse 5 personave që ndodheshin brenda në shtëpi, të cilët ishin ulur për të ngrënë.

Sipas policisë, 3 fëmijë, nëna e tyre dhe gjyshja u vranë, ndërsa babai nuk ndodhej në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja.

Përplasja shkaktoi zjarr brenda në shtëpi, që çoi edhe në plagosjen e dy persona të tjerë që ndodheshin aty pranë.

Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti, ndërsa dëshmitarë në vendngjarje thënë se avioni kishte goditur fillimisht një pemë dhe një shtyllë tensioni përpara se të përfundonte në shtëpi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këto janë momentet e një fenomeni të pazakontë, një “mini-tsunami” që goditi brigjet e ishujve të famshëm turistikë spanjollë të Majorkës

   Bashkimi Europian dhe Japonia firmosen njërën prej marrëveshjeve më të mëdha të tregtisë në botë, e cila do të mbuloje gati një të tre

   Raportohet viktima e parë nga cunami që goditi plazhet e Majorkës dhe Menorkës këtë të martë duke shkaktuar panik në një nga vendet më

   “Bombë uji” mbi qytetin e Romës. Stuhia e fuqishme ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë zona të qytetit.

   Rasti i Sami A. po trazon Gjermaninë. Tuniziani i përfolur si truproja e Bin Ladenit ka jetuar me familjen me ndihma sociale.

   Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur homologun rus Vladimir Putin gjatë samitit të Helsinkit, duke i “bërë me sy” të parit

   Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të gjejnë mënyra për të “bashkëpunuar në ndjekje të interesave të p

   Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Helsinki, ka përfunduar pas dy orë e dhjetë minuta, shkrua

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se shërbimet ruse dhe trupa të tjerë të sigurisë kanë parandaluar 25 milionë sulme kibernetike, të

Fitorja e Francës në Botëror provokoi incidente në disa qytete franceze. Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën gjatë festimeve.