Michael Cohen, avokati për një kohë të gjatë i presidentit amerikan Donald Trump, pranoi se në vitin 2016, ka paguar privatisht me 130 mijë dollarë aktoren e filmave për të rritur, Stephanie Clifford.

Përfaqësuesi ligjor i Trump rrëfeu se pagesa ndaj aktores Clifford, në periudhën kur Trump ishte kandidat për president, ka qenë e ligjshme dhe se bashkëpunëtorët e Trump apo pjesëtarë të fushatës së tij nuk ishin pjesë e këtij transaksioni. Unë e kam bërë privatisht dhe pa marrë asgjë në këmbim, tha avokati Cohen për NYT.

Gjatë një interviste në vitin 2011, Stephanie Clifford ka thënë se ka pasur një histori seksuale me Donald Trump gjatë vitit 2006, vetëm pak kohë pasi bashkëshortja e tij, Melania, kishte sjellë në jetë djalin Barron.