Dy motra, njëra 12 vjeç dhe tjetra 15 janë dyshohet se janë vetëvrarë në mënyrë tragjike për shkak të lojës 'Balena Blu'.

Maria Vinogradova, 12 vjeç, dhe motra e saj Anastasia Svetozarova, 15 vjeç, u gjetën të vdekura në një trotuar me dëborë poshtë banesës së tyre, pasi mendohet se janë hedhur nga kati i 10 pallatit.

Maria ka shfaqur shenja mërzitje dhe depresioni, kur nëna e saj e dërgoi tek një gjinekolog, pasi dyshohet se filloi një marrëdhënie me një djalë të mitur, sipas miqve edhe Anastasia ishte në depression për shkak të lojrave online.

Policia po heton telefonat dhe komjuterat e vajzave për të gjetur çdo gjurmë që këtyre grupeve vetëvrasës që kanë kërkuar të shfrytëzojnë emocionet e tyre apo që i kanë udhëzuar drejt vetëvrasjes.

Pak sekonda para se të vdiste Maria postoi një fotografi drejtuar të dashurit të saj me mbishkrimin: "Më fal të lutem. Të dua shumë. E di që do të gjesh dikë më të mirë se unë."