Ura që lidh Xhenovën me aeroportin e saj është shembur mesditën e sotme. Ura Morandi është pjesë e autostradës A10 dhe nga 1182 metra që është e tërë gjatësia e saj janë shembur 200 metra.

Një pjesë e urës së shembur ka rënë mbi lumin Polcevera e një pjesë tjetër mbi një zonë idustriale që ndodhej poshtë saj. 

Mediat italiane raportojnë për të paktën 10 viktima ndërkohë që forcat e shpëtimit thonë se kanë parë shumë makina që janë të shtypura mes rrënojave dhe brenda ka të vdekur. Dy persona jane mundur te nxirren gjalle nga rrenojat.

Nën urën Morandi ka qendra tregtare dhe depo industriale, si dhe disa ndërtesa banimi.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të mëdha të rrënojash në tokë nën mes të urës.

Dhe gjithashtu ndodhet hekurudha që lidh Genovën me Milanon.

Një imazh nga zjarrfikësit italianë tregon një kamion të vendosur në fund të seksionit të urës që i 'mbijeton' rënies.

Shembja e urës ka krijuar panik tek qytetarët.

"Unë po ndjek me shumë frikë se çfarë ka ndodhur në Gjenovë dhe kjo është një tragjedi e tmerrshme. Po shkojmë në vendin e ngjarjes me zëvendësministrin Rixi,"-shkruajti në Twitter, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Danilo Toninelli.