Një anije holandeze, plot me drogë është ndaluar nga Guardia di Financa në portin e Palermos, ndërsa në pranga kanë përfunduar 11 persona nga Mali i Zi.

Anija Remus me flamur panames është ndaluar në portin sicilian me 20 tonë drogë, saktësisht 20 140 kilogram, që ishte fshehur në zonën ku ishin depozitat e karburantit.  

Droga ishte paketuar në 650 thasë të cilët kishin gërma dhe numra për të përcaktuar dhe cilësinë e drogës vlera e së cilës arrin në 150- 200 milionë euro, sipas Repubblica.it.