Bundestagu miraton ligjin, si do të bëhet bashkimi familjar në Gjermani

Postuar: 16/06/2018 - 10:20

   Mbas muajit gusht refugjatët me status të pjesshëm mbrojteje dhe lejeqëndrimi të kufizuar do kenë mundësi të tërheqin anëtarë të tjerë të familjes. Për gjithë Gjermaninë do të lejohen në të ardhmen të vijnë 1000 familjarë çdo muaj. Këtë vendim ka marrë parlamenti gjerman, Bundestag. Deputetët aprovuan ligjin e ri me 370 vota pro dhe 279 vota kundër. Tre vota ishin abstenime.

Aktualisht tërheqja e familjeve për këtë grup refugjatësh nuk është e mundur, me përjashtim të disa rasteve që janë raste të vështira. Duke patur parasysh numrin e madh të refugjatëve, Partitë e Unionit, kristiandemokratët dhe socialkristianët patën marrë vendim që ky grup refugjatësh, me status të pjesshëm mbrojtjeje dhe lejeqëndrimi të kufizuar, të ashtuquajturën azil subsidiar, të pjesshëm, të mos kenë të drejtë 2 vjet që të tërheqin familjen. Pjesa më e madhe e këtij grupi janë refugjatë të luftës civile në Siri.

Projektligjet e partisë liberale FDP dhe të të majtëve nuk morën shumicë votash

Sekretari i shtetit në ministrinë e Brendshme, Stephan Mayer (CSU), e quajti ligjin një kompromis të mirë. Njëkohësisht ai tha se është “i kënaqur që mbetet kështu siç është dhe që nuk bëhet ankesë”. Ankesë për mbrojtjen e pjesshme ka pasur nga gushti 2015 deri mars 2016. Sipas vlerësimeve të eskpertëve, kufizimi i numrit në 1000 në muaj do të thotë për shumë refugjatë pritje shumëvjeçare deri sa të ritakohen me familjen. Zëvendëskryetarja e socialdemokratëve Eva Högl tha, që ligji kombinon përgjegjësinë humanitare me drejtimin e kontrolluar. Në Gjermani kanë ardhur refugjatët që nuk janë mbytur në Detin Mesdhe ose nuk kanë marrë në korridorin e Ballkanit, shpesh vetëm një person nga familja. “Ligji është bërë për ta”, tha ajo.

Projektligjet e prezantuara nga FDP dhe Të majtët nuk morën shumicën e votave. Fraksioni i FDP donte mos të bëhej bashkim familjeje për njerëzit me azil të pjesshëm edhe për dy vite të tjera, duke bërë disa përjashtime. Kurse Të majtët donin të mos kishte pengesë për bashkim familjar, duke filluar menjëherë. DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia britanike beson se ka identifikuar autorët e dyshuar të sulmit me agjentë nervorë ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës

Një 20-vjeçar britanik u shpall fajtor nga gjykata e Old Baileyt, për planifikim të një sulmi për të vrarë kryeministren Theresa May.

Një incident i rëndë ka ndodhur në Sichuan në jug perëndim të Kinës, ku një makinë është goditur nga një gur gjigant, i cili u shkëput ng

   Ish-diplomati amerikan Mitchell Reiss ka diskutuar historinë e tij me grupin e Rezistencës Iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit

Tre persona humbën jetën dhe 50 kanë mbetur të bllokuar, pas shembjes së dy ndërtesave në Nju Dehlit në Indi.

Në plazhin e New Jerseyt në SHBA ka ndodhur një prej incidenteve më të pazakonta ndonjëherë. Gjithçka ndodhi sa hap e mbyll sytë.

Këto janë momentet e një fenomeni të pazakontë, një “mini-tsunami” që goditi brigjet e ishujve të famshëm turistikë spanjollë të Majorkës

   Bashkimi Europian dhe Japonia firmosen njërën prej marrëveshjeve më të mëdha të tregtisë në botë, e cila do të mbuloje gati një të tre

   Raportohet viktima e parë nga cunami që goditi plazhet e Majorkës dhe Menorkës këtë të martë duke shkaktuar panik në një nga vendet më

   “Bombë uji” mbi qytetin e Romës. Stuhia e fuqishme ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë zona të qytetit.