Pas një aksidenti në autostradën zvicerane, një drejtues automjeti u dogj i gjallë në një elektroveturë Tesla. Po kush ishte shtetasi gjerman që u aksidentua në Zvicër?

Reinhold R. (48), sipërmarrës nga Baden-Württembergu, ka qenë duke u kthyer nga një udhëtim zyrtar nga Milano. Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Reinhold R. ishte udhëheqës i një sipërmarrje në Tettnang dhe prodhuesit të furnirit nga Sllovakia, Europlac. Sipërmarrjet ishin themeluar në vitet 1994 dhe 2002 dhe udhëhiqeshin nga ai.

Sipas policisë, njofton “Albinfo.ch”, sipërmarrësi gjerman ishte aksidentuar të enjten në autostradën A2 në afërsi të Tunelit Monte-Ceneri, në drejtim të Veriut.

Ai e humbi kontrollin mbi veturën e tij, duke goditur barrierën në mes të dy korsive. Vetura u rrotullua dhe mori flakë, ndërsa sipërmarrësi nuk ka mundur të shpëtojë, shkruan “Bild”. Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.