Debati për refugjatët, Merkel “tregon dhëmbët”

Postuar: 16/06/2018 - 17:00

   Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se emigrimi është një çështje që kërkon një zgjidhje evropiane, duke mos lëshuar terren përballë sfidës së aleatëve të saj bavarezë që kërcënojnë koalicionin 3-mujor.

Debati nisi pasi Merkel refuzoi planet e ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer, i cili është nga Bavaria, për të kthyer mbrapsht në mënyrë të njëanshme emigrantët që janë regjistruar në vende të tjera evropiane. Nëse Merkel do të bënte një kthesë të tillë në politikën me dyer të hapura, goditja për autoritetin e saj do të ishte e fortë, pa harruar rrezikun e madh që do të paraqitej për sistemin pa kufij të Shengenit në një kohë kur tensionet në BE për emigracionin janë të larta.

Në komunikimin e saj të përjavshëm, tre ditë para bisedimeve me Presidentin francez Emmanuel Macron, Merkel rikonfirmoi bindshëm qëndrimin e saj.

“Emigracioni është një sfidë evropiane që kërkon një zgjidhje evropiane. Unë e shoh këtë çështje vendimtare për të mbajtur Evropën të bashkuar”, deklaroi Merkel.

Kancelarja kërkon dy javë kohë që të bëjë marrëveshje me partnerët evropianë si Italia dhe Greqia. Por Unioni Kristian-Social i Seehofer nuk dëshiron të presë dhe thotë se ministrat do të sfidojnë Merkelin të hëhën nëse nuk është arritur kompromis. Kjo mund ta detyrojë Merkelin që të shkarkojë ministrin Seehofer, madje ka zëra për fundin e aleancës 70-vjeçare konservatore parlamentare mes Bavarisë dhe kristiandemokratëve të kancelares.

Pa CSU, partia e Merkelit dhe socialdemokratët humbin shumicën dhe kjo mund të rrezikojë postin e saj, madje edhe të sjellë zgjedhje të parakohshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia britanike beson se ka identifikuar autorët e dyshuar të sulmit me agjentë nervorë ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës

Një 20-vjeçar britanik u shpall fajtor nga gjykata e Old Baileyt, për planifikim të një sulmi për të vrarë kryeministren Theresa May.

Një incident i rëndë ka ndodhur në Sichuan në jug perëndim të Kinës, ku një makinë është goditur nga një gur gjigant, i cili u shkëput ng

   Ish-diplomati amerikan Mitchell Reiss ka diskutuar historinë e tij me grupin e Rezistencës Iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit

Tre persona humbën jetën dhe 50 kanë mbetur të bllokuar, pas shembjes së dy ndërtesave në Nju Dehlit në Indi.

Në plazhin e New Jerseyt në SHBA ka ndodhur një prej incidenteve më të pazakonta ndonjëherë. Gjithçka ndodhi sa hap e mbyll sytë.

Këto janë momentet e një fenomeni të pazakontë, një “mini-tsunami” që goditi brigjet e ishujve të famshëm turistikë spanjollë të Majorkës

   Bashkimi Europian dhe Japonia firmosen njërën prej marrëveshjeve më të mëdha të tregtisë në botë, e cila do të mbuloje gati një të tre

   Raportohet viktima e parë nga cunami që goditi plazhet e Majorkës dhe Menorkës këtë të martë duke shkaktuar panik në një nga vendet më

   “Bombë uji” mbi qytetin e Romës. Stuhia e fuqishme ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë zona të qytetit.