Dy ish-oficerë të ushtrisë turke kanë marrë dënime të përjetshme për shkelje të Kushtetutës gjatë grushtit të dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gylen, organizuan grushtin e shtetit më 15 korrik të vitit 2016, i cili martirizoi 250 persona dhe rreth la të plagosur rreth 2.200 të tjerë.

Gjykata e dytë e rëndë penale në provincën e Denizli dënoi ish-Gjeneral Brigade Kamil Ozhan Ozbakir dhe ish-Kolonel Erol Akman, të cilët ndodheshin në burg, në pritje të gjykimit për tentativën për të përmbysur rendin kushtetues përmes dhunës, si pjesë e përpjekjes së grushtit të shtetit.

Gjykata gjithashtu i shqiptoi dënime të përjetshme edhe për katër ushtarë të tjerë, përfshirë Ziver Inci, Oguz Ay, Muhammet Ekinci dhe Avsin Yapar për të njëjtën akuzë.

Në rastin që përfshinte 64 të pandehur, 40 u vendosën në paraburgim në pritje të gjykimit, kurse ish-ushtari Tolga Kilincaslan u dënua me një vit e tetë muaj burgim. 59 të tjerë u liruan.

Ndërkaq, në provincën qendrore Kayseri, katër të dyshuar të FETO-s u dënuan me burgim nga tre deri në shtatë vjet e gjysmë, të akuzuar si pjesëtarë të një organizate terroriste të armatosur.

Të hënën, një gjykatë në provincën jugore të Adanës burgosi tre të dyshuar për terrorizëm në periudhë prej gjashtë deri në shtatë vjet, të akuzuar si anëtarë të FETO-s.

Ndërkohë, në provincën veriperëndimore Kocaeli, një gjykatë dënoi ish-oficerin e policisë Firat Ozserdar me shtatë vjet e gjashtë muaj burg si anëtar i një grupi të armatosur terrorist.

Një gjykatë tjetër në të njëjtën provincë dënoi me gjashtë vite burg një ish-inxhinier, i cili ishte tashmë në paraburgim në pritje të gjykimit.

Murat Koyun u dënua me gjashtë vjet burg, me akuzën si pjesëtar i FETO-s.

Në provincën e Rize të Detit të Zi, një gjykatë dënoi tetë ish-oficerë policie me më shumë se shtatë vjet burg, ndërsa një të dyshuari tjetër të FETO-s i janë shqiptuar tre vjet e nëntë muaj burg.

Të gjithë u dënuan si anëtarë të një grupi të armatosur terrorist.