Dy të arrestuar për sulmin terrorist në Paris

Postuar: 25/05/2018 - 21:26

   Dy persona të dyshuar për pjesëmarrje në veprimtaritë e një grupi terrorist u arrestuan në Belgjikë, në kuadër të hetimit që ka lidhje me sulmet e 13 nëntorit të vitit 2015 në Paris, bëri të ditur sot prokuroria federale belge.

Ndaj personit të parë të dyshuar, Ayoub Bazarouj u lëshua sot një mandat arresti, çfarë nënkupton privimin e lirisë në kohën e hetimit.

Personi i dytë, Soufiane A.A., u lirua me kusht nga hetuesi i dosjes.

Ayoub Bazarouj, një shtetas belg 24 vjeç i radikalizuar së bashku me dy vëllezërit dhe motrën e tij ishin nisur drejt Sirisë. Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2015 në komunën Molenbeek që ndodhet në periferi të Brukselit dhe u lirua pas një muaji.

Tre ditë pas sulmeve ku u regjistruan 130 të vdekur më 13 nëntor të vitit 2015 në Paris dhe Shën-Denis, shtëpia e familjes së tij u bë objekt i një operacioni të gjerë të policisë.

Hetuesit belgë mendojnë se Salah Abdeslam i dyshuari kyç i sulmeve në Paris, i shpallur në kërkim në atë periudhë ishte strehuar në lagjen Molenbeek, nga ku kanë dalë një numër i madh xhihadistësh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të gjitha zgjedhjet që janë zhvilluar 16 vjetët e fundit në Turqi i ka fituar Recep Tayyip Erdogan.

   Numri i sulmeve xhihadiste u dyfishua në Europë në vitin 2017, deklaroi sot agjencia e policisë « Europol », duke paralajmëruar për nd

   Presidenti amerikan, Donald Trump, premtoi të marrë masa kundër ndarjes së fëmijëve nga prindërit emigrantë, të kapur në kufi.

   Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB, duke e quajtur atë “një pusetë anësish politike”.

Parlamenti i Kanadasë ka miratuar një ligj që legalizon përdorimin e marijuanës në mbarë vendin. Dekreti mbi kanabisin kaloi pengesën e t

   Zërat dhe fytyrat e fëmijëve nga Amerika Qendrore të ndarë nga prindërit e tyre në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, jan

   Presidenti francez dhe kancelarja gjermane njoftuan sot se po punojnë për një marrëveshje mes disa shteteve të hapësirës Schengen për

Një ish-punonjës i operacioneve të spiunazhit kibernetik të CIA-së u shpall fajtor për transferimin tek Wikileaks të mjeteve të pirateris

“Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë një kamp emigrantësh dhe nuk do të jetë një strukturë e mbajtjes së refugjatëve.

   Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Rusisë që të lirojë dhjetëra njerëz, të cilët nga grupet e të drejtave të njeriut janë identifikuar