Një ngjarje e rëndë, rrethanat e së cilës nuk dihen ende, ka ndodhur në qytetin e Zyrihut në Zvicër. Dy persona janë qëlluar me armë zjarri për vdekje jashtë ambienteve të bankës UBS.

Në vendngjatje ka prani të shtuar të forcave të policisë të cilët thonë se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.