15 qershori shënon ditën e parë të Fitër Bajramit e bota myslimane përgatitet për kremtime. Mijëra besimtarë iu drejtuan këtë mëngjes xhamive në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Arabia Saudite, Kuvajti, Omani e Bahreini e festojnë këtë ditë të shënuar të kalendarit Islam të premten, ashtu si dhe Indonezia e plot vende të tjera, ndërsa në Indi e Pakistan kremtimet do të mbahen në datë 16 qershor, sepse atje hëna nuk u shfaq.

Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë dhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje e në disa kultura, tradita e kërkon të mbahen veshje të reja dhe të piqen ëmbëlsira, ndërsa femrat zbukurojnë duart me këna.

Shumë besimtarë e përdorin këtë festë edhe si kohë për të dhuruar, sepse i gjithë muaji i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi.

Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment tejet shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen te vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj fesë.