Shtatë persona janë gjetur të vdekur në një zonë rurale në Australinë Perëndimore. Lajmi konfirmohet nga policia vendase, e cila thotë se viktimat janë katër fëmijë dhe tre të rritur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Osmington, ndërkohë pranë vendit të ngjarjes janë gjetur dy armë zjarri, por ende nuk është konfirmuar nëse ata janë vrarë apo vetëvrarë.

Pas ngjarjes policia tha se nuk ka asnjë rrezik për ndonjë kërcënim të mundshëm për sigurinë publike.

"Trupat e dy të rriturve ishin vendosur jashtë një ndërtese, ndërsa pesë të tjerët ndodheshin jashtë", tha policia.

Autoritetet thanë se nëse konfirmohet vrasja, kjo do të jetë masakra më e keqe në Australi që pas asaj të vitit 1996 në Tasmania ku vdiqën 35 persona.