Gjendet i vdekur armiku i Putin

Postuar: 13/03/2018 - 19:45

   Hetuesit britanik të anti-terrorit janë duke hetuar vdekjen misterioze të një tjetër Rusi, kësaj herë në Londër. Bëhet fjalë për Nikolai Glushkov, miku i një oligarku të njohur rus edhe ky i vdekur në Londër, i cili njihej si kritik i presidenti rus Putin.

Një 68-vjeçar rus është gjetur i vdekur në rrethana të pashpjegueshme në Londër, ndërkohë që vdekja e tij po hetohet nga hetuesit britanik të anti-terrorit. Media thotë se bëhet fjalë për Nikolai Glushkov, një mik i një oligarku të njohur anti-Putin, Boris Berezovski, i cili u gjet i varur në Londër në 2013-ën.

Vdekja e rusit të mërguar ndodh një javë pas sulmit me gaz nervor ndaj një agjenti të dyfishtë, Sergei Skripal, ngjarje që ka çuar në nivelet më të ulëta marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës. Sipas policisë britanike vdekja e disidentit rus, po trajtohet si e “pashpjegueshme” ndërkohë që anti-terrori është përfshirë në hetimin e vdekjes.

68-vjeçari rus Nikolai Glushkov ishte dënuar me burg në mungesë në Rusi për akuzat e shpërdorimit të 87 milionë sterlinave në kohen kur ai ka drejtuar linjën ajrore ruse, Aeroflot. Policia britanike ka vendosur të hetoj 14 raste vdekjesh të shtetasve rus, pas sulmit me gaz nervor ndaj një ish-agjenti të dyfishtë përpara disa ditësh në qytetin anglez të Salisburit.

Ndërkohë të martën në mesnatë skadon afati i vendosur nga kryeministrja britanike Theresa May për përgjigjen ruse në lidhje me praninë e një agjenti nervor ruse në sulmin e ndodhur në territorin britanik. Kryeministrja britanike pritet të flasë sot me presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me këtë çështje, e cila ka çuar marrëdhëniet britaniko-ruse në pikën më të ulët dhe të rrezikshme për shumë kohë.

Theresa May pritet të flasë të mërkurën në parlamentin britanik për përgjigjen e eventuale britanike në rast se Moska nuk jep shpjegim të mjaftueshme për ngjarjen, të cilin ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka cilësuar një “gjepur”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Pas shumë negociatash është arritur marrëveshja e parë që çon në ndërtimin e një qeverie në Itali.

   9 persona janë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur në incidentin e tmerrshëm në Toronto të Kanadasë.

   Një furgon i bardhë ka përplasur një turmë këmbësorësh në Toronto, Kanada.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një restorant në qytetin Nashville në shtetin amerikan Tenesi, ku 5 persona mbetën të vrarë dhe

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën pasi një autobus me turistë u rrëzua në Korenë e Veriut.

Një deklaratë e këshilltarit të Presidentit Erdogan, Yigit Bulut, mbi një luftë të mundshme mes Greqisë dhe Turqisë ka marrë vëmendje të

Autori i dyshuar i sulmit terrorist në Paris në vitin 2015, Salah Abdeslam është shpallur fajtor për vrasje në tentativë pas një sulmi në

   Duke përfituar nga fakti që së bashku me bashkëshorten kishin shkuar në Romë, për të marrë pjesë në një meshë që Papa ka kryer me përf

   Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban po përballet me protesta që pas fitores së tij rreth tre javë më parë.