Një ish-punonjës i operacioneve të spiunazhit kibernetik të CIA-së u shpall fajtor për transferimin tek Wikileaks të mjeteve të piraterisë nga agjencia amerikane e shërbimeve sekrete, një prej çështjeve më kompromentuese për CIA-n gjatë viteve të fundit.

Joshua Schulte, 29 vjeç, u akuzua për shpërndarje të informacioneve të paspecifikuara mbi kapacitetet e mbledhjes së informacioneve sekrete nga Central Intelligence Agency (CIA) për një grup të identifikuar si “Organisation-1”, që ka publikuar menjëherë informacionet në Internet.

Ndërkohë që aktakuza nuk jep detaje të tjera, avokati i Joshua Schulte theksoi në dokumente se hetimi përqendrohej në rrjedhjet për WikiLeaks të koleksionit “Vault 7”, mjeteve të piratimit, software-ve, viruseve, kuajve të Trojës, përdorur nga CIA për të spiunuar kompjuterat.