Një person ka humbur jetën pasi i shpërtheu cigarja e tij elektronike, sipas raportit të autopsisë.

Ngjarja ka ndodhur me 5 maj në Florida, ku 38-vjeçari u gjet i vdekur në banesën e tij, dhoma e të cilit ishte përfshirë nga flakët në momentin kur zjarrfiksja është gjendur aty.

“Zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i cigares elektronike. Personi kishte djegie në 80% të trupit të tij”, bën me dije raporti i autopsisë nga mjekësia ligjore, i zbuluar këtë javë.

Ky rast ka shënuar edhe vdekjen e parë në SHBA si pasojë e një aksidenti të këtij lloji.