Incidenti që rriti çmimin e gazit në Europë

Postuar: 12/12/2017 - 19:18

   Shpërthimi i fuqishëm, që tronditi një qendër të kalimit të gazit natyror në lindje të Austrisë, i kushtoi jetën një personi dhe plagosi me dhjetëra të tjerë.

Shpërthimi u pasua nga një zjarr masiv në impiantin e Baumgartenit, që gjendet në lindje të Vjenës, në afërsi të kufirit me Sllovakinë. Policia austriake lajmëroi se situata është nën kontroll dhe se shpërthimi ishte pasojë e një defekti teknik.

Impianti i Baumgartenit është një qendër e importimit dhe shpëndarjes së gazit rus në Europë dhe aty kalojnë në një vit rreth 49 miliardë metër kub gaz.

Pas shpërthimit, fluksi nga Rusia u ul ndjeshëm për arsye sigurie dhe kjo solli rritjen e menjëhershme të çmimit të gazit në Europë. Autoritetet thonë se incidenti nuk do të ketë ndikim për furnizimin me gaz të Austrisë, por mund të reduktohet fluksi drejt Kroacisë, Sllovakisë dhe Italisë.

Në Romë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të kësaj situate dhe tha se Italia ka rezerva të mjaftueshme, por këto varen nga sa do të zgjasë kjo situatë.

Ministri Carlo Calenda tha se incidenti thekson problemin serioz të furnizimit me gaz, varësinë e madhe nga Rusia. Sipas tij, nëse gazsjellësi TAP do të ishte në funksion, nuk do të ishte e nevojshme të shpallej gjendja e emergjencës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ish-diplomati amerikan Mitchell Reiss ka diskutuar historinë e tij me grupin e Rezistencës Iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit

Tre persona humbën jetën dhe 50 kanë mbetur të bllokuar, pas shembjes së dy ndërtesave në Nju Dehlit në Indi.

Në plazhin e New Jerseyt në SHBA ka ndodhur një prej incidenteve më të pazakonta ndonjëherë. Gjithçka ndodhi sa hap e mbyll sytë.

Këto janë momentet e një fenomeni të pazakontë, një “mini-tsunami” që goditi brigjet e ishujve të famshëm turistikë spanjollë të Majorkës

   Bashkimi Europian dhe Japonia firmosen njërën prej marrëveshjeve më të mëdha të tregtisë në botë, e cila do të mbuloje gati një të tre

   Raportohet viktima e parë nga cunami që goditi plazhet e Majorkës dhe Menorkës këtë të martë duke shkaktuar panik në një nga vendet më

   “Bombë uji” mbi qytetin e Romës. Stuhia e fuqishme ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë zona të qytetit.

   Rasti i Sami A. po trazon Gjermaninë. Tuniziani i përfolur si truproja e Bin Ladenit ka jetuar me familjen me ndihma sociale.

   Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur homologun rus Vladimir Putin gjatë samitit të Helsinkit, duke i “bërë me sy” të parit

   Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të gjejnë mënyra për të “bashkëpunuar në ndjekje të interesave të p