Senati amerikan ka konfirmuar ish-drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo në postin e Sekretarit të Shtetit, duke i dhënë fund një beteje të ashpër për zyrtarizim.

Pompeo është akuzuar nga demokratët si tension nxitës dhe bartës të këndvështrimeve anti-myslimane dhe homofobike.

Senati votoi me 57 vota pro dhe 42 kundër duke e zyrtarizuar atë si kryediplomatin amerikan, të dytin e presidencës Trump. Paraardhësi i tij, Rex Tillerson, u shkarkua muajin e shkuar nga presidenti përmes “Twitter”-it pas disa përplasjesh edhe publike.

Në një deklaratë, Trump përgëzoi sekretarin e ri të shtetit duke e quajtur atë një person që do të vendosë gjithnjë interesin e Amerikës të parin.