Parlamenti izraelit miratoi këtë të enjte ligjin që e përcakton Izraelin si “shtet hebre”.

Mes debatesh të ashpra, kalimi i këtij ligji shkaktoi zemëratë në komunitetin arab në Izrael. Deputetët arabë reaguan ashpër në sallën e parlamentit, duke valëvitur flamuj të zinj dhe duke grisur tekstin e ligjit.

Ligji i “shtetit hebre” përcakton se hebraishtja bëhet gjuhë zyrtare në Izrael, duke lënë në hije gjuhën arabe. Po ashtu, në ligj thuhet se vetëm hebrenjtë kanë të drejtën e vetëvendosjes, çka për pakicën arabe është një vendim me prapavijë raciste dhe e kthen vendin në një regjim aparteidi.

Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu tha se “Ky është një moment përcaktues në historinë e Izraelit”. Gjithashtu, statusi i ri shpall Jeruzalemin si kryeqytetin me të drejta të plota të Izraelit.