"Komplot për rrëmbimin e Gulenit", Turqia mohon akuzat

Postuar: 13/11/2017 - 13:13

Turqia po mohon një artikull sipas së cilit mund të ketë diskutuar me një ish-zyrtar të administratës së Presidentit Donald Trump për një komplot për kapjen e një kleriku mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara.

Sipas artikullit botuar në gazetën "Wall Street Journal", Prokurori i Posaçëm Robert Mueller po heton një plan që mendohet se mund të ketë përfshirë ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare të Presidentit Trump, Michael Flynn, për të rrëmbyer klerikun Fethullah Gulen, i cili që prej vitit 1999 jeton në Shtetet e Bashkuara.

Sipas artikullit, Flynn dhe i biri pritej të merrnin deri në 15 milionë dollarë në këmbim të dorëzimit të tij tek Turqia.

Në një deklaratë të shtunën në mbrëmje, ambasada turke në Uashington i quajti akuzat se Turqia mund të përdorte mjete të paligjshme për ta kthyer Gulenin në Turqi "krejtësisht të rreme, qesharake dhe pa bazë."

Turqia pretendon se kleriku orkestroi përpjekjen për grusht shteti në Korrik 2016 nga anëtarë të ushtrisë turke, që shkaktoi vdekjen e 240 vetëve. Gulen ka mohuar të ketë luajtur rol në komplotin për të përmbysur qeverinë e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Në deklaratën që përgënjeshtronte artikullin në gazetën "Wall Street Journal", Turqia thoshte se vazhdon të punojë me institucionet amerikane për të siguruar ekstradimin e Gulenit dhe përsëriti akuzat se kleriku ishte organizatori i përpjekjes për grusht shteti./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një aksident i tmerrshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytetin Italian Romë.

   Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi sot një projekt-rezolutë që bën thirrje për një armëpushim 30 ditor në Siri për të lejuar ndihm

   Temperaturat e ulëta dhe moti i keq kanë mbërthyer Evropën, duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe vënë në alarm autoritetet.

   Një italian 38 vjeçar, Danilo Nuzzo, ka vrarë me armë bashkëshorten e tij Irene Rizzo, 35 vjeçe, në qendër të Zyrihut, Zvicër dhe më p

   Në një fjalim të mbajtur këtë të premte, presidenti amerikan Donald Trump iu rikthye çështjes së lotarisë amerikane, duke përsëritur q

   400 kilogramë kokainë me vlerë 60 milionë dollarë u sekuestruan brenda ambasadës ruse në Buenos Aires.

Një ngjarje e rëndë, rrethanat e së cilës nuk dihen ende, ka ndodhur në qytetin e Zyrihut në Zvicër.

Një 22-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi e zuri korenti teksa përdorte tharësen e flokëve pak minuta pasi ajo kishte dalë nga dushi.

   Presidenti i SHBA Donald Trump u takua dje me nxënës, prindër dhe mësues, të cilët kanë qenë dëshmitarë të disa vrasjeve nëpër shkolla