Kongresi amerikan miraton thellimin e borxhit

Postuar: 09/02/2018 - 19:10

   Puna e një pjese të administratës amerikane u bllokua për të dytën herë, brenda një muaji. Por këtë herë vetëm për pak orë, teksa në kongres zhvilloheshin debate të ashpra dhe të zgjatura për rritjen e kufirit të borxhit.

Mesnata mes të enjtes dhe të premtes kur skadoi afati i miratimit të një pr/ligjit të ri çoi në aktivizimin e masave që reduktojnë automatikisht shpenzimet buxhetore. Pavarësisht se plani prej 600 faqesh, që shton nivelin e borxhit amerikan me 300 miliardë dollarë për një periudhë dy-vjeçare u hartua nga një komision i përbashkët mes republikanëve dhe demokratëve, nuk qenë të pakët kongresistët e të dyja palëve si në senat ashtu edhe në dhomën e ulët që shprehën kundërshtimet e tyre.

Ndër opozitarët e fortë të këtij plani ishte senatori republikan Rand Paul. Ai i akuzoi për hipokrizi kolegët e partisë së tij, që kishin pranuar rritjen e borxhit në këto nivele të larta. Paul u shpreh se kur republikanët ishin në opozitë kritikonin demokratët për rritje të shpenzimeve, ndërsa tani që janë në pushtet bashkojnë votat me ta.

Plani që parashikon 165 miliardë dollarë shpenzime shtesë për ushtrinë, kaloi në të dyja dhomat e kongresit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Presidenti amerikan Donald Trump ndryshon qëndrim sa i përket kontrolleve lidhur me armët, në vazhdën e masakrës në shkollën e mesme t

   Prindërit e një vogëlusheje 9-vjeçare në Palermo janë arrestuar nga policia italiane.

Katër persona janë plagosur, mes tyre një djalë 6-vjeçar gjatë të shtënave me armë zjarri në ambientet e jashtme të një restoranti në Tek

Arabia Saudite ka mirëpritur një draft-rezolutë të Kombeve të Bashkuara të ofruar nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca, e cila mu

   Të paktën 12 turiste rezultojnë të zhdukur pas një orteku të rënë në perëndim të Zvicrës, njoftoi sot policia lokale e rajonit të Vale

   Katër persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me armë ndaj një turme gjatë një festivali në Dagestan, në jug t

   Sulmi me armë i të mërkurës në një shkollë të mesme në Florida, ku u vranë 17 persona po shndërrohet në betejë politike në Shtetet e B

   Pak pasi liroi gazetarin Deniz Yucel, korrespondent i gazetës gjermane “Die Welt”, pas një viti të kaluar prapa hekurave për propagand

   Një aeroplan me 60 pasagjerë është rrëzuar në një zonë malore në qendër të Iranit.

   Një lëkundje sizmike me manjitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 02.13 të së