Një grua ka sulmuar në mënyrë brutale një të moshuar  meksikan në lagjen e Los Anxhelosit.

Ngjarja ka ndodhur më 4 korrik dhe i sulmuari, 92-vjeçar Rodolfo Rodriguez thotë se e kaloi shëtitjen e tij të përditshme me një grua, e cila filloi ta sulmonte me një tullë dhe i bëri thirrje një grupi njerëzish për t'u bashkuar me sulmin.

Ai u dërgua në spital me një mollëz dhe dy brinjë të thyera. Një fqinj filmoi sulmin dhe i tha për mediat amerikane se gruaja që e goditi tha: "Kthehu në vendin tënd, Meksikë".

"Unë nuk mund të ec më. Unë kam kaq shumë dhimbje", tha për CNN Rodriguez, një shtetas amerikan, i cili jeton në Meksikë dhe viziton familjen e tij në Kaliforni rreth dy herë në vit.