“Kujdes!” nëse udhëtoni në Rusi për Kupën e Botës

Postuar: 14/06/2018 - 10:33

Zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i paralajmëruan tifozët e futbollit që udhëtojnë në Rusi për Kampionatin Botëror, se telefonat e tyre celularë dhe kompjuterët mund t’iu piraterohen nga spiunët kibernetikë.

William Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë në SHBA, tha se në Rusi, edhe njerëzit që besojnë se janë të parëndësishëm, mund të jenë në shënjestër të hakerëve.

“Kushdo që udhëton në Rusi për të marrë pjesë në Kupën e Botës, duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet kibernetike”, tha përmes një deklarate Evanina.

“Nëse planifikoni të merrni me vete një telefon celular, laptop ose pajisje të tjera elektronike, kujdes, çdo e dhënë në këto pajisje mund të arrihet nga Qeveria ruse ose kriminelët kibernetikë”, tha ai.

Evanina është përgjegjës për agjencinë që vlerëson kërcënimin ndaj Shteteve të Bashkuara nga spiunazhi i huaj dhe spiunazhi kibernetik.

Ai tha se njerëzit që marrin pjesë në Kupën e Botës, e cila nis të enjten, duhet të mos marrin pajisje që nuk i kanë të domosdoshme.

Në pajisjet që marrin me vete, njerëzit duhet ta heqin baterinë kur nuk i kanë në përdorim, tha Evanina.

Sipas tij, më të rrezikuar janë zyrtarët e korporatave dhe të qeverisë.

Agjencia Reuters citoi një tjetër zyrtar amerikan të ketë thënë se agjencitë britanike të sigurisë kanë lëshuar paralajmërime të ngjashme për publikun britanik dhe ekipin anglez të futbollit, i cili garon për Kupën e Botës.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Britani tha përmes një deklarate se është duke “ofruar këshilla të ekspertëve të sigurisë kibernetike për Shoqatën e Futbollit, përpara udhëtimit të saj drejt Rusisë”.

Eksperti privat i sigurisë kibernetike, Patrick Wardle, tha për Reuters se paralajmërimet e zyrtarëve janë “këshilla vërtet të mirë”.

“Kur unë udhëtoj në Rusi, marr me vete pajisje që digjen, kështu që nëse ato piraterohen, nuk ka rëndësi”, tha Wardle.

Pajisjet që digjen, blihen zakonisht për përdorim të përkohshëm dhe pastaj hidhen.

Agjencitë e Shtetve të Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime të ngjashme edhe përpara ngjarjeve të tjera ndërkombëtare sportive, përfshirë Olimpiadën Dimërore që është mbajtur në muajin shkurt në Korenë e Jugut, afër kufirit me Korenë e Veriut./REL

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Zërat dhe fytyrat e fëmijëve nga Amerika Qendrore të ndarë nga prindërit e tyre në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, jan

   Presidenti francez dhe kancelarja gjermane njoftuan sot se po punojnë për një marrëveshje mes disa shteteve të hapësirës Schengen për

Një ish-punonjës i operacioneve të spiunazhit kibernetik të CIA-së u shpall fajtor për transferimin tek Wikileaks të mjeteve të pirateris

“Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë një kamp emigrantësh dhe nuk do të jetë një strukturë e mbajtjes së refugjatëve.

   Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Rusisë që të lirojë dhjetëra njerëz, të cilët nga grupet e të drejtave të njeriut janë identifikuar

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e sotëm Osakan në Japoni, ku ka lënë të paktën tre të vdekur, duke përfshirë një fëmijë, dhe m

Një furgon goditi katër persona në një koncert holandez në orët e para të së hënës duke vrarë një person dhe plagosur tre të tjerë, disa

Kancelarja Merkel po kërkon që çështja e refugjatëve të zgjidhet në marrëveshje me vendet e tjera.

Një tjetër akt terrorist është regjistruar në Francë, ku një grua ka plagosur me thikë dy persona në një supermarket, në qytetin francez