Macron nuk ndryshon qëndrim: S'jam për zgjerimin e BE-së

Postuar: 17/05/2018 - 14:00

Duke folur nga samiti i Sofjes, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, presidenti francez Emanual Macron ka thënë se zgjerimi i BE duhet të shihet me shumë kujdes. Presidenti Macron tha se nuk është për zgjerimin para se në BE të bëhet një reformë reale, por mbështet Ballkanin të ecë përpara drejt BE-së.

"Ajo që kemi parë gjatë 15 viteve të fundit është një rrugë që ka dobësuar Europën sa herë që mendojmë ta zgjerojmë atë. Dhe unë nuk mendoj që ne bëjmë një shërbim për vendet kandidate apo veten tonë duke pasur një mekanizëm që në njëfarë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë drejt zgjerimit. Unë jam në favor të anëtarësimit te Ballkanit në Evropë dhe të ecjes drejt Evropës. Por unë mendoj se ne duhet të shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes dhe ashpërsi. S’jam për zgjerimin para se në BE të bëhet një reformë reale"- tha Macron për gazetarët.

Deklaratat e Macron shihen si një zhgënjim ne mënyrë te veçantë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilët shpresojnë për dritën e gjelbër nga udhëheqësit e BE muajin e ardhshëm për të filluar bisedimet për anëtarësimin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë pasi i është nënshtruar një operacioni këtë javë

   Presidenti rus Vladimir Putin mirëpriti kancelaren gjermane dy ditë më parë, me një buqetë me lule, në rezidencën e tij të pushimeve,

17-vjeçari që shkaktoi sulmin në shkollën e "Santa Fe", në shtetin amerikan të Teksasit la 10 të vrarë dhe 12 të plagosur.

   Një zyrtar i paidentifikuar ushtarak kuban ka thënë se tre persona kanë mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit.

   Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje këtë të premte botës arabe të mbështesin palestinezët kundër asaj që ai e quajti

   Një aeroplan kuban “Boeing 737”, i marr5 me qira nga kompania ajrore italiane "Blue Panorama" u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aero

   Të paktën 8 studentë janë vrarë mëngjesin e së premtes në një tjetër masakër me armë në një shkollë amerikane, atë “Santa Fe” në Teksa

Një person ka humbur jetën pasi i shpërtheu cigarja e tij elektronike, sipas raportit të autopsisë.

Presidenti turk, Erdogan shigjeton tregjet financiare, agjencitë e vlerësimit dhe Bankën Qendrore të vendit.