Merkel-Macron: Në qershor, vizioni ynë për BE-në

Postuar: 19/04/2018 - 21:22

   “Deri në qershor do të prezantojmë një vizion të përbashkët për Europën”. Kështu u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron, nga Berlini, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kancelaren Angela Merkel.

Macron ka përmendur rrezikun që vjen nga nacionalizmi i fortë dhe ka nënvizuar se tashmë është vendimtare puna për të ardhmen e Europës, pasi sovraniteti i përbashkët është vënë në provë.

“Nevojitet solidaritet në Eurozonë. Asnjë union monetar nuk mund të mbijetojë pa elementë konvergjence. E kjo konvergjencë ende mungon”, tha Macron.

“Ajo për të cilën ne kemi nevojë është një sovranitet financiar dhe ekonomik”, ka shtuar më tej ai.

“Kemi nevojë për debat të hapur dhe disponibilitet për kompromis për reformat europiane. Do të trajtojmë tema qendrore dhe të garantojmë ringritjen e Europës”, tha Merkel.

Takimi mes tyre u zhvillua në rezidencën e vjetër baroke të mbretërve gjermanë, në rikonstruksion e sipër. Tema të tjera të diskutuara nga dy udhëheqësit ishin Siria, marrëdhëniet me Rusinë dhe spektri i një lufte tregtare me Shtetet e Bashkuara të Trumpit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në vitin 1697, Parlamenti Britanik kishte caktuar 1.2 milionë sterlina në vit për familjen mbretërore, si fond në kohë paqeje, me të cila

   Në ceremoninë e betimit të 61-vjeçares Haspel, që u mbajt në selinë qendrore të CIA-s në dalje të Uashingtonit, mori pjesë edhe Presid

   Pas 80 ditë bisedimesh, Lëvizja 5 Yjet dhe Lidhja e ekstremit të djathtë i kanë paraqitur Presidentit të Italisë emrin e Giuseppe Cont

   Një gjykatë turke në Izmir dënoi 104 persona me burg të përjetshëm, për shkak të pjesëmarrjes në grusht-shtetin e dështuar të vitit 20

106 kapsula kokaine janë nxjerrë nga stomaku i një 25-vjeçareje në Dehli.

Ish-presidentja e Parlamentit Europian, Nicole Fontaine e cila ka mbajtur gjithashtu postin e ish-ministres franceze të Industrisë, vdiq

Karikatura humoristike, që u tregua në Romë pak para zgjedhjeve, bëhet realitet: populistët e majtë dhe të djathtë vëllazërohen.

Një sasi prej 1.2 tonë marijuanë janë sekuestruar në qarkun Diyarbakır të Turqisë.

   Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë pasi i është nënshtruar një operacioni këtë javë

   Presidenti rus Vladimir Putin mirëpriti kancelaren gjermane dy ditë më parë, me një buqetë me lule, në rezidencën e tij të pushimeve,