Merr fund ankthi në Tajlandë, nxirren të gjithë nga shpella

Postuar: 10/07/2018 - 13:44

Merr fund ankthi i 12 sportistëve të mitur dhe trajnerit të tyre, të cilët kishin mbetur të izoluar në një shpellë në Tajlandë, që prej datës 23 qershor.

Operacioni i shpëtimit, i kryer nga zhytësa tajlandezë dhe të huaj, arriti të nxjerrë jashtë 12 djemtë dhe trajnerin e tyre, pas 3 ditësh të mundimshme dhe plot ankth.

Ky operacion filloi ditën e diel, kur u shpëtuan 4 djem, vijoi të hënën me shpëtimin e 4 të tjerëve dhe u mbyll para pak minutash me nxjerrjen jashtë shpellës të pjesës së mbetur, 4 sportistëve dhe trajnerit.

Djemtë dhe trajneri i tyre ishin nisur në një ekspeditë, por mbetën të izoluar, për shkak të ujërave që përfshinë shpellën.

Ata u gjetën pas rreth dy javësh kërkime, ndërsa operacioni i nxjerrjes jashtë ishte një telash më vete, për shkak të vështirësive që paraqiste rruga, sepse duhej një kombinim mes ecjes dhe zhytjes nëpër ngushtica.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Qyteti i Xhenovës u gjunjëzua dje para një tragjedie që deri më tani i ka marrë jetën 39 personave, ndërsa dhjetra të tjerë kanë mbetu

   Kabineti qeveritar gjerman vendosi për një projektligj, i cili krahas opsionit “mashkullor” dhe “femëror” për gjininë e njeriut parash

Një nga të shoferët e mbijetuar nga shembja e urës Morandi në Genova të Italisë ka treguar momentet dramatike që ka përjetuar dhe si arri

Ka shkuar në 35 numri i viktimave në tragjedinë e ndodhur rreth mesditës së sotme në Xhenova të Italisë pas shembjes së një ure, e cila ë

   Ura që është shembur sot në Genova është ndërtuar në vitet ’60 dhe për shumë italianë ishte një nga urat më të frikshme.

   Ura që lidh Xhenovën me aeroportin e saj është shembur mesditën e sotme.

   Ura e një autostrade pranë qytetit italian të Xhenovës është rrëzuar.

Deri tani nuk raportohen viktima. 

   Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan njoftoi bojkotim të produkteve elektronike amerikane në vendin e tij si shenjë reagimi ndaj presio

   Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth ored 07.37, në Londër.

   Autoritetet indoneziane njoftuan se deri tani janë konfirmuar 436 viktima nga tërmeti që tronditi ishullin e Lombok-ut në fillim të kë