Mesazhi i fundit i Hawking për njerëzimin para vdekjes

Postuar: 14/03/2018 - 18:13

   Shkencëtari dhe fizikani i famshëm vdiq në moshën 76-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të neuroneve.

Dhe pavarësisht se mund të fliste vetëm përmes një kompjuteri dhe nuk mund të lëvizte, profesori Hawking përhapi dijen e tij deri në vdekjen e tij.

Në një nga paraqitjet e fundit më herët këtë muaj, ai tregoi teorinë e tij se çfarë besonte ai se kishte para fillimit të kohës – çfarë ndodhi para Big Bengut.

Duke folur me fizikanin Neil DeGrasse Tyson, ai tha:

“Gjendja kufitare e universit është se... ai s’ka kufij”.

Me fjalë të tjera, Hawking thoshte se koha nuk ekzistonte para ndodhisë së Big Bengut.

Para krijimit të universit, koha ishte e shtrembëruar dhe ekzistonte në një “gjendje të lakuar”.

Hawking kishte shpjeguar teorinë e tij edhe më parë, duke thënë:

“Meqenëse ngjarjet para Big Bengut nuk kanë pasoja vëzhguese, mund t’i heqim ato nga teoria dhe të themi se koha filloi me Big Bengun.

Ngjarjet para Big Bengut thjeshtë nuk janë të përcaktuara, sepse nuk ka asnjë mënyrë që të matet ajo çfarë ndodhi me to”.

Hawking besonte se jeta në Tokë lehtë mund të shuhet. Ai pati thënë se “njerëzit duhet ta braktisin Tokën brenda 200 viteve, nëse dëshirojmë të mbijetojnë”.

Ky ishte paralajmërimi i Hawking disa muaj para vdekjes së tij. Fizikani legjendar besonte se jeta në Tokë mund të zhduket nga një fatkeqësi si një goditje asteroidi, Inteligjenca Artificiale ose pushtimi nga alienët.

Ai paralajmëroi gjithashtu se mbipopullimi, agresioni njerëzor dhe ndryshimi klimatik mund të bëjnë që njerëzimi të vetë-zhduket.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhjetë persona të ekstremit të djathtë francez u arrestuan mbrëmë në Paris me akuzën për veprime të dhunshme kundër fesë myslimane, sipas

   Recep Tayip Erdogan dhe partia e tij kryesojnë bindshëm zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të së dielës.

   Përfundoi procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi, raporton Anadolu Agency.

   Kompania Airbus lëshoi një paralajmërim mjaft të fortë këtë fundjavë, në lidhje me ndikimin e largimit të Britanisë nga Bashkimi Europ

   Mes Francës dhe Italisë janë rikthyer replikat mbi çështjen e emigracionit, të cilat u duk se u shuan pak ditë më parë, kur Kryeminist

   Një shpërthim në Gjermani shkatërroi një ndërtesë gjatë natës, duke plagosur të paktën 25 persona.

Turqia është në prag zgjedhjesh për të vendosur nëse do t’i japin Presidentit Rexhep Tajip Erdogan një mandat të dytë pesëvjeçar në garën

Policia argjentinase shkatërroi një bandë trafikantësh të drogës, pasi gjeti kokainë dhe marijuanë të fshehur brenda trofeve imituese të

Teksa fluksi i emigrantëve që vijnë nga brigjet libiane sa vjen e rritet, Italia refuzon një tjetër anije.