Ministri francez i Financave: Lufta tregtare, realitet

Postuar: 22/07/2018 - 10:56

   Lufta tregtare tashmë është realitet. Ky është mendimi i ministrit francez të Financave, Bruno Le Maire, në prag të samitit të ministrave të G20-s në Argjentinë.

“Politika tregtare e tanishme amerikane për vendosjen e tarifave të njëanshme bazohet në ligjin e xhunglës”, tha ai.
“Ligji i xhunglës është humbës, do të dobësojë rritjen ekonomike, do të kërcënojë vendet më të brishta dhe do të ketë pasoja katastrofike politike”
, shtoi Le Maire.

Por, Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin mbrojti tarifat dhe i kërkoi BE-së dhe Kinës që të hapnin tregjet e tyre për të lejuar konkurrencën e lirë.

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Donald Trump e përshkroi BE-në si një armik për tregtinë. Trump më vonë kërcënoi të vendoste tarifa për të gjitha 500 miliardë dollarë mallra kinezë që hynë në SHBA.

SHBA ka deficite të mëdha tregtare, si me BE-në dhe me Kinën.

Bisedimet dy-ditore në Buenos Aires sjellin ministrat e financave dhe bankierët qendrorë të 20 vendeve më të mëdha të botës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Prokurori i posaçëm Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, në SHBA, ka rekomanduar par

   43 të vdekur është bilanci përfundimtar i viktimave pas tragjedisë që ndodhi në Xhenova, ku u shemb një pjesë e urës Morandi.

   Luigi Fiorillo arriti të ndalë makinën e tij një hap larg nga gërmadhat e urës Morandi, e cila u shemb në 14 Gusht në Xhenova të Itali

   Ish-kreu i OKB-së Kofi Anan ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga BBC.

   Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë ka rënë në verilindje të qytetit indonezian të Rabit në ishullin Sumbawa.

   Sot do të zhvillohet ceremonia mortore për 18 nga 41 viktimat e tragjedisë së 14 Gushtit në Xhenova.

   Rumania do të hetojë lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve një javë më parë.

   Rritet bilanci i tragjedise ne Xhenova. Mengjesin e sotem mediat italiane raportojne se numri i viktimave ka arritur ne 41.

   Vazhdojnë evakuimet e banorëve që kishin shtëpinë poshtë urës “Morandi”.

   Një gjykatë turke hodhi poshtë të premten një kërkesë për të liruar pastorin amerikan Andrew Brunson, arrestimi i të cilit ka shkaktua