Mjekët japin alarmin: Rrezikohemi nga një bakter rezistent

Postuar: 15/07/2018 - 22:40

   Rrezik epidemie në ishujt Canarie. Deri tani ka arritur në 13 numri i turistëve të prekur nga një bakter që është rezistent ndaj çdo lloj antibiotiku. Lajmi bëhet i ditur nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve ECDC, që shpjegon se ekziston një rrezik i lartë që ky bakter të përhapet me shpejtësi në të gjithë kontinentin tonë.

Janë suedezë dhe norvegjezë turistët e prekur deri tani dhe autoritetet konfirmojnë se pas analizave gjenetike ka rezultuar se janë prekur nga bakteri Klebsiella pneumoniae St392 dhe që zakonisht merret në struktura shëndetësore.

Sipas ECDC, ky bakter është vështirë që të merret jashtë një strukture sanitare, por në rastin që dikush është infektuar dhe nuk është në dijeni duke neglizhuar edhe kurimin, atëherë mundësia e përhapjes rritet masivisht, veçanërisht në këtë periudhë të vitit.

Aktualisht në ishujt Canarie është kulmi i sezonit turistik dhe sipas statistikave në vitin 2016 u vizitua nga 15 milionë turistë nga e gjithë bota. /Klan Plus

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Prokurori i posaçëm Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, në SHBA, ka rekomanduar par

   43 të vdekur është bilanci përfundimtar i viktimave pas tragjedisë që ndodhi në Xhenova, ku u shemb një pjesë e urës Morandi.

   Luigi Fiorillo arriti të ndalë makinën e tij një hap larg nga gërmadhat e urës Morandi, e cila u shemb në 14 Gusht në Xhenova të Itali

   Ish-kreu i OKB-së Kofi Anan ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga BBC.

   Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë ka rënë në verilindje të qytetit indonezian të Rabit në ishullin Sumbawa.

   Sot do të zhvillohet ceremonia mortore për 18 nga 41 viktimat e tragjedisë së 14 Gushtit në Xhenova.

   Rumania do të hetojë lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve një javë më parë.

   Rritet bilanci i tragjedise ne Xhenova. Mengjesin e sotem mediat italiane raportojne se numri i viktimave ka arritur ne 41.

   Vazhdojnë evakuimet e banorëve që kishin shtëpinë poshtë urës “Morandi”.

   Një gjykatë turke hodhi poshtë të premten një kërkesë për të liruar pastorin amerikan Andrew Brunson, arrestimi i të cilit ka shkaktua