Shkencëtari dhe fizikanti më i njohur i kohës Stephen Hawking ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Ai vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm, në mënyrë natyrale në shtëpinë e tij në Cambridge, shkruan BBC.

Fëmijët e Howkings, Lucy, Robert dhe Tim, në një deklaratë për mediat thanë: “Ne jemi të pikëlluar që babai ynë i dashur vdiq sot. Ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë për shumë vite. Ai dikur tha: ‘Nuk do të ishte një univers nëse ai nuk ishte shtëpia e njerëzve që duam. Ne do të na mungojë shumë.

Stephen Hawking është një prej fizikantëve teorikë më të njohur në botë. Ai lindi  më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, të Britanisë së Madhe.

Që prej vitit 1963 ai u diagnostifikua me një sëmundje të quajtur Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), që e la atë në një karrige me rrota. Disa vite më vonë ai humbi edhe aftësinë për të folur dhe për të komunikuar, dhe përdorte një kompjuter të posaçëm folës. Por kjo nuk e pengoi atë të vazhdojë pasionin e tij për shkencën.

Për Hawkings është realizuar edhe një film i titulluar “The Theory of Everything”, ku në rolin e tij luante fituesi i çmimit “Oscar”, Eddie Redmayne. Ky film përshkruan rritjen e famës së shkencëtarit dhe marrëdhënien me gruan e tij të parë, Jane.