Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy është ndaluar mëngjesin e kësaj të marte.

Ai është dërguar në ambientet e paraburgimit dhe pritet të merret në pyetje si pjesë e një hetimi për shkelje që lidhen me financimin e fushatës së tij zgjedhore.

Sipas gazetës franceze "Le Monde", hetimi ka të bëjë me financimin që pretendohet se Libia ka bërë për fushatën e Sarkozy në vitin 2007.