Në Iran, është përgatitur një projektligj i cili ndalon martesën e vajzave nën moshën 16-vjeçare me qëllim që t’i japin fund diskutimit të nuseve fëmijë.

Anëtarja e Grupit të Grave të Parlamentit iranian, Tajibe Sijavushi, në një deklaratë për shtypin lokal është shprehur se javën e ardhshme do të dërgojnë në Asamblenë e Përgjithshme të parlamentit projektligjin që kanë përgatitur për të zgjidhur çështjen e vajzave që martohen në moshë të vogël.

Duke shpjeguar se sipas ligjit aktual në fuqi, mosha e martesës për femra është 13, dhe për meshkujt 15 vjeç, Sijavushi ka tërhequr vëmendjen se në rastin e marrjes së pëlqimit të prindërve dhe miratimit të gjykatës “nuk ka pengesë ligjore që të ndalë martesën edhe për vajzat nën moshën 13 vjeç”.

Ndërkohë, Pervane Mafi, anëtare e grupit të grave në parlament, duke theksuar se me këtë rregullore synojnë të marrin nën kontroll problemin e “nuseve fëmijë”, u shpreh se martesa në moshë të mitur ka shkaktuar dëme serioze sociale në vend./AA