“Në prag të Luftës së III Botërore, kërcënimi është real”

Postuar: 11/05/2018 - 20:34

   Presidenti sirian Bashar al-Assad paralajmëron se ekziston një kërcënim serioz që konflikti në vendin e tij mund të zgjerohet dhe të çojë në shpërthimin e Luftës së III Botërore.

Ai i bëri komentet në një intervistë të dhënë kohët e fundit, në të cilën tha se tensionet mes SHBA dhe Rusisë kanë shkuar përtej Luftës së Ftohtë.

Duke folur për gazetën greke Kathimerini, Assad tha: “Padyshim që nuk është një luftë e ftohtë, është diçka më e madhe se një luftë e ftohtë, por më e vogël se lufta e mirëfilltë. Dhe shpresoj që të mos shohim një konflikt direkt mes këtyre superfuqive, sepse kur kjo të ndodhë gjërat do të dalin jashtë kontrollit për pjesën tjetër të botës”.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun”, Assad shpreson që të evitojë ndërhyrjen e jashtme në anën e armiqve të tij, në mënyrë që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet në shtetin tashmë të shkatërruan nga lufta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e sotëm Osakan në Japoni, ku ka lënë të paktën tre të vdekur, duke përfshirë një fëmijë, dhe m

Një furgon goditi katër persona në një koncert holandez në orët e para të së hënës duke vrarë një person dhe plagosur tre të tjerë, disa

Kancelarja Merkel po kërkon që çështja e refugjatëve të zgjidhet në marrëveshje me vendet e tjera.

Një tjetër akt terrorist është regjistruar në Francë, ku një grua ka plagosur me thikë dy persona në një supermarket, në qytetin francez

Një automjet është përplasur me një turmë njerëzish në një nga rrugët e qytetit të Moskës.

   Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se emigrimi është një çështje që kërkon një zgjidhje evropiane, duke mos lëshuar terren për

   Pol Manafort, ish-menaxheri i fushatës së Donald Trump, përfundoi pas hekurave pasi një gjykatë në Uashington anuloi lirinë e tij me k

   Mbas muajit gusht refugjatët me status të pjesshëm mbrojteje dhe lejeqëndrimi të kufizuar do kenë mundësi të tërheqin anëtarë të tjerë

   Parisi do të vendosë mbrojtjen e tij të re rrethuese rreth Kullës Eiffel për të mbrojtur kundër kërcënimeve terroriste.