Mesa duket problemet për SHBA-në nuk kanë të mbaruar, avioni rus provokon sërish, kjo situatë mesa duket nuk do të mbyllet me kaq.

Në këtë rast Rusia, ka goditur forcat siriane që janë në mbështeje të Amerikës. Forcat ushtarake siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kanë thënë se avionët luftarakë rusë kanë sulmuar provincën Deri al- Zour të hënën, afër fushës së gazit që ata e kishin rimarrë nga grupi ekstremist, Shteti Islamik në ditët e fundit.

Forcat Demokratike Siriane (SDF), aleancë kurde dhe arabe kanë thënë se sulmi ka vrarë një ushtar dhe ka lënduar dy të tjerë.