Kryeministrja polake Beata Szydło, e cila një ditë më parë priti në Varshavë kryeministrin shqiptar Edi Rama, sot ka dhënë dorëheqjen si kryeministre dhe nga funksionet e saj si kryetare partie.

Mateusz Morawiecki, dikur këshilltar i ekonomisë në kabinetin e Donald Tusk, do të bëhet kryeministri i vendit, pasi u propozua nga komiteti politik i partise PiS.

Në krye të partisë është vendosur tani Ministri i Financave dhe zhvillimit ekonomik, Mateusz Morawiecki, u tha gazetarëve, zëdhënësi i partisë Beata Mazurek.

“Kryeministrja Beata Szydło dorëzoi dorëheqjen e saj në komitetin politik të partisë”, tha Mazurek jashtë selisë së PiS në Varshavë.