Një zhytës humbi jetën për t'i shpëtuar, si reaguan 13 djemtë e mbijetuar

Postuar: 15/07/2018 - 13:58

   Pak momente pasi kanë mësuar për vdekjen e zhytësit hero që sakrifikoi jetën e tij për ti shpëtuar, të 13 djemtë tajlandezë kanë shpërthyer në lot. Këto foto të publikuara nga mediat lokale tregojnë se pasi janë ndier më mirë nga ana shëndetësore, djemtëve u është komunikuar lajmi i kobshëm.

Për shpëtimin e tyre u sakrifikua një jetë brenda shpellës Tham Luang, ajo e ish-zhytësit të marinës tajlandeze Saman Kunan një ditë para operacionit të shpëtimit.

Kunan humbi vetëdijen duke dalë nga kompleksi i shpellës Tham Luang ku paraprakisht kishte dërguar dhe vendosur bombolat e oksigjenit. “Puna e tij ishte të shpërndante oksigjenin. Por ai nuk pati mjaftueshëm oksigjen në rrugën e tij prapa”, tha zëvendësguvernatori Chiang Rai.Ai u nxor më pas jashtë nga partneri i tij në zhytje por nuk arriti të mbijetojë.

Të 13 djemtë nuk kanë mundur t’i mbajnë dot lotët me të mësuar lajmin pasi deri më sot ishin mbajtur larg kontaktit me median dhe gazetarët.

Në një portret të Samanit ata kanë shkruar mesazhet e tyre ku shprehin ngushëllimet e tyre dhe e falenderojnë duke i premtuar premtojnë se do të behen njerëz të mirë në jetë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Prokurori i posaçëm Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, në SHBA, ka rekomanduar par

   43 të vdekur është bilanci përfundimtar i viktimave pas tragjedisë që ndodhi në Xhenova, ku u shemb një pjesë e urës Morandi.

   Luigi Fiorillo arriti të ndalë makinën e tij një hap larg nga gërmadhat e urës Morandi, e cila u shemb në 14 Gusht në Xhenova të Itali

   Ish-kreu i OKB-së Kofi Anan ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga BBC.

   Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë ka rënë në verilindje të qytetit indonezian të Rabit në ishullin Sumbawa.

   Sot do të zhvillohet ceremonia mortore për 18 nga 41 viktimat e tragjedisë së 14 Gushtit në Xhenova.

   Rumania do të hetojë lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve një javë më parë.

   Rritet bilanci i tragjedise ne Xhenova. Mengjesin e sotem mediat italiane raportojne se numri i viktimave ka arritur ne 41.

   Vazhdojnë evakuimet e banorëve që kishin shtëpinë poshtë urës “Morandi”.

   Një gjykatë turke hodhi poshtë të premten një kërkesë për të liruar pastorin amerikan Andrew Brunson, arrestimi i të cilit ka shkaktua