Një 29-vjeçare e cila  nuk ka qenë asnjëherë e lidhur dhe asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale po përjeton çastet më të lumtura të jetës së saj pasi është shtatzënë, edhe pse e virgjër.

Lauren, nga Manitoba e Kanadasë e ritur në një komunitet jashtëzakonisht fetar, thotë se mbeti shtatzënë falë një dhuruesi të spermës dhe tani po pret fëmijën e saj të parë, që pritet të vijë në jetë në muajin qershor.

Ajo parashikon që të jetë një mama e virgjër, duke kundërshtuar kështu këshillat e familjarëve dhe miqve të saj.

Për shkak të një çrregullimi, 29-vjeçarja përjetoi pubertetin shumë më vonë se sa moshatarët e saj. Kjo gjë ndikoi edhe në faktin që ajo të mos kishte asnjë lidhje dhe të mos kryente marrëdhënie seksuale asnjëherë.

Lauren shpenzoi mijëra Dollarë për të gjetur një dhurues sperme që të bëhej nënë, edhe pse asnjëherë nuk kishte bërë seks.