Policia argjentinase shkatërroi një bandë trafikantësh të drogës, pasi gjeti kokainë dhe marijuanë të fshehur brenda trofeve imituese të Kupës së Botës.

6 persona u arrestuan në disa operacione në Isidro Casanova, La Matanza Partido, e Buenos Aires. Oficerët gjetën 1.5 kilogramë kokainë dhe marijuanë të fshehura në këto trofe.

"DailyMail" shkruan se banda shfrytëzoi faktin se këto trofe janë tepër të shitur gjatë kësaj periudhe, ndaj dhe i përdornin ato për të transportuar drogë nëpër lagje të ndryshme të la Matanza.