Policia britanike mësohet se është vënë në lëvizje pas alarmit se disa persona janë parë teksa vraponin në mënyrë të dyshimtë. Ndërkohë ka raportime se në zonë ka pasur edhe të shtëna me armë.

Policia britanike bën me dije se oficerët kanë qenë në vendngjarje, duke paralajmëruar njerëzit të shmangin zonën e West End.

“Stacioni Oxford Circus është mbyllur ndërsa ne po hetojmë për incidentin”, tha kompania “Transport for London”.

Gazetari i BBC Helen Bushby raporton se mes njerëzve ka panik, dhe disa prej tyre janë larguar nga vendngjarja mes britmave dhe të qarave. Ky incident vjen në ditën e “të premtes së zezë” ku qendrat tregtare bëjnë ulje masive. Megjithatë ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një incident të zakonshëm, apo jo.