Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë pasi i është nënshtruar një operacioni këtë javë, ka njoftuar zyra e saj.

Melania Trump iu nënshtrua të hënën një operacioni në veshkë në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed në Uashington, transmeton Reuters.

Zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham përmes një deklarate tha se Zonja e Parë është kthyer në Shtëpinë e Bardhë mëngjesin e së shtunës.

“Ajo është duke pushuar dhe është në gjendje të mirë. Zyra jonë ka marrë mijëra telefonata dhe emaile që i kanë uruar shërim të shpejt zonjës Trump dhe ne i falenderojmë të gjithë”, ka thënë ajo. /REL