Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Helsinki, ka përfunduar pas dy orë e dhjetë minuta, shkruan Reuters.

Takimi që ishte planifikuar të zgjaste 40 minuta ka zgjatur më shumë se dy orë,  ndërsa ka filluar me 55 minuta vonesë për shkak të presidentit rus.

Presidenti amerikan pas takimit ka thënë shkurt “Gjithçka filloi mirë” pas së cilës të dy presidentët kanë shkuar së bashku në  drekë.

Para takimit Trump dhe Putin së bashku kanë dalë para mediave.