Prezantuesi britanik në aksion me policinë për të kapur shqiptarët

Postuar: 07/03/2018 - 12:50

Jeremy Kyle u shfaq në televizor një natë më parë në operacionet e zhvilluara ndaj shqiptarëve nëpër Gloucestershire, të Britanisë së Madhe.

Episodi i The Kyle Files, i shfaqur në ITV1, përfshinte mbulimin e operacioneve të policisë ndaj shqiptarëve dhe fabrikave të kanabisit, në orët e para të 11 Tetorit të vitit të shkuar.

Pas një hetimi 8 mujor, rreth 50 oficerë policie bastisën 6 fabrika kanabisi dhe 5 prona të tjera, duke sekuestruar një sasi të madhe kanabisi.

Ata arrestuan 10 persona, mbi të cilët rëndojnë akuzat për drogë dhe që pritet të dalin në gjykatën e Bristol më 9 Prill.

Të arrestuarit nga ky operacion janë Kreshnik Muja, 20 vjeç, Dritan Muhametaj, 27 vjeç, Gurgen Nikoci, 21 vjeç, Bardhyl Arifaj, 33 vjeç, Ardit Agaj, 27 vjeç Aranit Kasaheri, 34 vjeç, Elis Gashi, 32 vjeç, Dardan Horhaj, 22 vjeç, Jeton Muja, 26 vjeç dhe Besjan Muja, 31 vjeç.

Në show shfaqej gjithashtu momenti i arratisjes së një prej të dyshuarve. Vetë prezantuesi britanik, Jeremy Kyle sëbashku me oficerët e policisë e ndoqën atë në rrugë, por pa mundur që ta kapnin.

Aksioni policore ishte pjesë e Operacionit Cleveland, një përpjekje e autoriteteve britanike kundër bandave shqiptare të drogës, trafikut njerëzor dhe skllavërisë moderne në Gloucestershire.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një vajzë 3-vjeçare, e cila po luante me pistoletën e të atit, ka qëlluar aksidentalisht nënën e saj shtatzënë në një parking në Merrillv

Vdiq në moshën 92-vjeçare Barbara Bush, bashkëshortja e një presidenti amerikan dhe nëna e një tjetri.

   Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir ka ritheksuar sot gatishmërinë e vendit të tij për të dërguar trupa në Siri, si pjesë e përp

   Këshilli për Siguri Kombëtare i Turqisë ka rekomanduar që të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme edhe për tre muaj.

   Pas protestave të dhunshme në Tuluzë të Francës, policia franceze njoftoi se ka arrestuar 18 persona.

Një gazetar investigativ rus, i cili kishte shkruar për vdekjen e mercenarëve në Siri, ka vdekur në spital pasi ka rënë nga kati i pestë

Një aktore e Koresë së Jugut, e rrëmbyer nga Koreja e Veriut dhe e detyruar për të bërë filma për shtetin ka vdekur në moshën 92 vjeç.

   Kina dhe Rusia po sfidojnë influencën tregtare të Shteteve të Bashkuara.

   Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, për mbështetjen ndaj P

Një fluturim i “Air China” me destinacion Pekinin bëri një ulje të paparashikuar në qytetin qendror të Zhengzhout, këtë të dielë, pasi nj