"Mënyra më e lehtë për të nxjerrë ekipin e futbollit të bllokuar në shpellën e Tailandës është t’i drogojmë ata." Jani Santala, një zhytës finlandez që është pjesë e ekipeve të shpëtimit në provincën Chiang Rai, tha se kjo metodë mund t’i bëjë që anëtarët e skuadrës së futbollit të jenë më të qetë, dhe të lejojnë zhytësit të merren me ta në mënyrë më efiçente.

Duke qenë se djemtë dhe trajneri i tyre nuk janë zhytës të zotë, Santa na tha se do ishte më lehtë që ata të mos lëviznin fare sesa të përfshiheshin nga paniku dhe të vështirësonin punën e zhytësve.

“Mënyra më e lehtë do të ishte nëse fëmijët do të ishin totalisht të pandërgjegjshëm, kështu zhytësit do mund të vepronin. Tingullon e tmerrshme por me medikamentet e duhura mund t’ja dalim,” tha ai.