Rëndohet bilanci i termetit në kufirin Iran-Irak

Postuar: 13/11/2017 - 22:34

   Vijon të rritet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vargmalet që ndajnë Iranin dhe Irakun. Aktualisht numërohen të paktën 407 të vdekur e mbi 7 mijë të plagosur.

Irani ishte vendi më i dëmtuar nga tronditjet e forta të tokës. Pjesa më e madhe e viktimave janë nga qyteti perëndimor Sarpol-e-Zahab. Sipas mediave vendase, më shumë se 200 persona mbeten ende të bllokuar nën rrënoja, në një kompleks rezidencash, që u shkatërrua plotësisht.

Lëkundje ishin të një magnitude 7.2 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit u regjistrua 31 kilometra larg qytetit irakian të Halabjasë, në një thellësi prej 40 kilometrash. Dëshmitarët thonë se lagje të tëra janë rrafshuar. Lëkundjet nxorën në rrugë rreth 70 mijë njerëz, që banojnë në qytetet pranë zonës kufitare mes Iranit dhe Irakut.

Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja në të dyja anët e kufirit. Në garë me kohën për shpëtimin e jetëve, autoritetet iraniane u kanë dhënë urdhër edhe punonjësve të administratës të ndihmojnë në pastrimin e rrënojave. Ky është tërmeti me bilancin më tragjik gjatë këtij viti.

Lëkundjet e tij ishin aq të forta sa u ndjenë edhe në shtetet më të largëta si Izraeli, Pakistani, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti e Libani. Irani përballet vazhdimisht me lëkundje të forta toke, që kanë shkaktuar mijëra viktima. Ekspertët shpjegojnë se përmes territorit iranian kalon vija ndarëse mes pllakave tektonike të Arabisë dhe Euroazisë, që janë tepër aktive dhe përplasen vazhdimisht.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Personi nga Uzbekistani, i cili akuzohet për vrasjen e tetë personave në New York është i gatshëm të pranojë fajësinë për t'iu shmangur d

Një 5-vjeçare pas një lufte të gjatë me kancerin mbijetoi por një aksident tragjik i mori jetën.

   Policia franceze nisi kontrolle masive në disa impiante të menaxhuara nga kompania e produkteve të bulmetit “Lactalis”, si pjesë e një

   Dogana franceze sekuestroi 539 kilogramë kokainë, me një vlerë prej miliona eurosh në tregun klandestin, në fillim të javës pranë Perp

Gjatë vizitës së tij në Kili, Papa Francesku është goditur me një objekt në fytyrë teksapërshëndete njerëzit.

Një prift ortodoks i akuzuar për marrëdhënie seksuale me fëmijë të mitur është dënuar me 14 vjet burg.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se dëshiron që në Shtetet e Bashkuara të ketë imigrantë nga kombet e gjithë botës, transmeton

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përfunduar “jashtëzakonisht mirë”, testimin për harresën, i cili ishte kryer javën e kaluar, pas kë

Një tërmet i fortë prej 5.7 ballë ka goditur sot Taipein, kryeqytetin e Taivanit.

   Ambasada e SHBA-së në Londër i ka hapur dyert për publikun për herë të parë sot, e cila është e ndërtuar nga një qelq miliardë-dollarë