Një aeroplan kuban “Boeing 737”, i marr5 me qira nga kompania ajrore italiane "Blue Panorama" u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar José Martí në Havanë, raportoi televizioni shtetëror i Kubës.

Fluturimi me 107 pasagjerë në bord ishte drejtuar për në Guajana.

CNN raporton se ka viktima, duke cituar “një burim nga aeroporti”.

Dyshohet se personeli i avionit ishte i gjithi italian.