Rrëzohet helikopteri ushtarak francez, vdes piloti

Postuar: 11/07/2018 - 13:28

Një helikopter ushtarak francez u rrëzua në Bregun e Fildishtë, teksa ishte duke zhvilluar një mision trajnues.

Ngjarja ndodhi rreth 20 kilometra në lindje të qytetit të Abidjan-it, ndërsa konfirmohet se ka humbur jetën piloti dhe një anëtar i ekuipazhit është në gjendje të rëndë.

Të dy personat që ndodheshin në bord u dërguan të plagosur në bazën ushtarake franceze, por piloti nuk ia doli të mbijetojë, ndërsa personi tjetër u dërgua në Francë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Shkaqet e rrëzimit të helikopterit nuk dihen ende, ndërsa aktualisht po kryhet një hetim i thelluar për këtë rast.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fitorja e Francës në Botëror provokoi incidente në disa qytete franceze. Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën gjatë festimeve.

   Stuhi të papritura, tornado të vogla dhe breshër.

   Pak momente pasi kanë mësuar për vdekjen e zhytësit hero që sakrifikoi jetën e tij për ti shpëtuar, të 13 djemtë tajlandezë kanë shpër

   Drejtori i Inteligjencës Kombëtare amerikane, Dan Coats lëshon alarmin për kërcënimin e sulmeve kibernetike, e pohon se situata është

Kryeministrja britanike, Theresa May ka paralajmëruar deputetët konservatorë që të mos e vendosin në rrezik “Brexit”-in.

Pas një grindjeje për kompetencat mes Italisë dhe Maltës për një anije refugjatësh para Lampedutës, autoritetet italiane gjetën një zgjid

Pasagjerët e një avioni që po udhëtonte nga Irlanda drejt Kroacisë përjetuan disa minuta tmerri.

Rusia ka thirrur ambasadorin e Greqisë në Moskë, për të protestuar vendimin e Athinës zyrtare, që ka dëbuar dy diplomatë rusë, duke i aku