Rusia paralajmëron Amerikën

Postuar: 10/08/2018 - 22:43

   Rusia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara gjatë kësaj të premteje se, çdo lëvizje të tyre për të kufizuar aktivitetet e bankave të saj do ta konsiderojë si një “deklaratë lufte ekonomike”, e kësisoj do të hakmerrej, teksa sanksionet e reja kanë ushtruar ndikimin e tyre te rubla ruse, ndërsa ligjvënësit amerikanë kërcënojnë për të tjera në vijim.

Paralajmërimi i bërë nga kryeministri Dmitry Medvedev reflekton frikën e rusëve ndaj impaktit të kufizimeve të reja ndaj ekonomisë dhe aseteve të tjera financiare, përfshi rublën që ka humbur afro 6 për qind të vlerës së saj gjatë kësaj jave.

Ekonomistët presin që ekonomia ruse të rritet me 1.8 për qind këtë vit. Nëse sanksionet e reja të propozuara nga Kongresi amerikan dhe Departamenti i Shtetit do të implementohen në tërësi, gjë që mbetet ende e paqartë, disa ekonomistë besojnë se rritja ekonomike thuajse do të zerohet.

Presidenti Vladimir Putin diskutoi atë që Kremlini e quajti “hapat e reja jomiqësore të mundshme nga Uashingtoni”, me Këshillin kombëtar të Sigurisë këtë të premte.

Strategjia e Moskës në përpjekje për të përmirësuar sadopak marrëdhëniet SHBA-Rusi, duke u përpjekur të ndërtojnë ura me presidentin Donald Trump, duket se nuk po funksionon, pasi ligjvënësit amerikanë lançuan sanksione të reja këtë javë, për shkak se mendojnë se Trumpi po tregohet tejet i butë me Rusinë. Kjo gjë ka shtuar presionin edhe ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë, që të jetë më i rreptë ndaj Rusisë, veçanërisht në këtë periudhë pragzgjedhjesh të mesmandatit.

Departamenti i Shtetit njoftoi sanksione të reja të mërkurën, pasi fajësoi Moskën për helmimin e ish-spiunit rus në Britani gjatë muajit mars. Të premten, Shtëpia e Bardhë dënoi ashpër incidentin në fjalë, të cilin një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Trumpit e quajti “një shfaqje e pamatur përbuzjeje ndaj normave ndërkombëtare kundër përdorimit të armëve kimike”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Vazhdojnë evakuimet e banorëve që kishin shtëpinë poshtë urës “Morandi”.

   Një gjykatë turke hodhi poshtë të premten një kërkesë për të liruar pastorin amerikan Andrew Brunson, arrestimi i të cilit ka shkaktua

   Me dhjetëra të vdekur e mijëra të shpërngulur, shteti jugor indian i Keralas gjendet përballë Musonit më të egër të pothuajse një shek

Lufta ekonomike mes SHBA-së dhe Turqisë ka arritur kulmin.

Nuk reshtin problemet për Genova-n ku ka pllakosur një tragjedi e madhe pas shembjes së urës Morandi.

Policia në Xhakarta ka ekzekutuar dhjetëra persona, në vazhdën e një operacioni të përshkallëzuar kundër autorëve të dyshuar për krime jo

SHBA ka kërcënuar se do të vendosë me shume sanksione ekonomike ndaj Turqisë nëse nuk e liron pastorin amerikan.

 Në Iran, është përgatitur një projektligj i cili ndalon martesën e vajzave nën moshën 16-vjeçare me qëllim që t’i japin fund diskutimit

   Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ka bërë të ditu

   Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Italinë, duke krijuar panik tek qytetarët.