Sekreti që djali i mbajti Donald Trump për takimin me rusët

Postuar: 07/12/2017 - 08:06

Donald Trump i riu ka refuzuar t'u thotë ligjvënësve amerikanë për bisedën me babain e tij, lidhur me takimin e vitit 2016 me disa rusë në ndërtesën Trump Tower, ka thënë ligjvënësi demokrat, Adam Schiff.

Trump i riu mbrëmë ka folur në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara nën dyer të mbyllura, në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Trump i riu tha se ai nuk i ka treguar presidentit për takimin në qershor të vitit 2016 ndërmjet zyrtarëve të fushatës Trump dhe disa operativistëve rusë, kur ky takim ka ndodhur, dhe ka refuzuar të thotë se çka i ka thënë babait të tij pasi kjo mbledhje ishte zbuluar për publikun këtë vit.

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese, Adam Schiff, demokrat, tha se Trump i riu i tha komitetit se ai nuk mund të flasë për bisedat me babain e tij për shkak të një parimi juridik.

Por, demokrati Schiff është shpehur dyshues se ky ishte shkak i vlefshëm për të mos i treguar Kongresit amerikan lidhur me këtë bisedë. /REL/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Avionët turq kanë nisur këtë të shtunë bombardimin e objektivave kurde në qytetin e Afrinit në Sirinë veriore, në një lëvizje që ka gjasa

   Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 44 të tjerë janë plagosur në një aksident trafiku në Eskisehir të Turqisë qendrore.

   Pasi republikanët nuk kanë arritur t’i bindin demokratët për të kaluar legjislacionin që mbështet funksionimin, nga ana financiare, ta

   Lëkundjet e tokës nuk kanë të ndalur në Itali. Tërmeti i fundit është regjistruar në orën 18.39 dhe ishte me manjitudë 3.8 ballë.

   Një automjet që lëvizte me shpejtësi është përplasur me turistët që shëtisnin orët e mbrëmjes në sheshin e famshëm e të tejmbushur të

Një nënë 35-vjeçare i ka habitur të gjithë pasi u përpoq të shiste virgjërinë e vajzës së saj 13-vjeçare tek një biznesmen në Moskë për 1

Autoritetet e Pakistanit thonë se persona të armatosur kanë vrarë dje një nënë dhe vajzën e saj, të cilat merrnin pjesë në vaksinimin kun

   5 persona kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga një stuhi që ka goditur Evropën veriore.

Personi nga Uzbekistani, i cili akuzohet për vrasjen e tetë personave në New York është i gatshëm të pranojë fajësinë për t'iu shmangur d

Një 5-vjeçare pas një lufte të gjatë me kancerin mbijetoi por një aksident tragjik i mori jetën.