Një incident i tmerrshëm ka ndodhur në Xhakarta, ku është rrëzuar tavani i ndërtesës së bursës së vendit, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 75 personave.

Sikurse duket dhe nga pamjet, njerëzit shihen duke vrapuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, nuk dihen ende rrethanat e këtij shpërthimi. Forca të shumta policie dhe shërbime të zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur shpëtimin e personave të plagosur.