Prindërit e një vogëlusheje 9-vjeçare në Palermo janë arrestuar nga policia italiane. Përveç çiftit, në pranga kanë rënë dhe dy 70-vjeçarë, të cilët kanë pasur raporte seksuale me të miturën kundrejt pagesës.

Hetimi i policisë nisi pas denoncimit të një dëshmitari, i cili i tregoi policisë se kishte parë vajzën e vogël ndërsa kryente marrëdhënie në ambient të hapur me një nga dy të arrestuarit. Po sipas dëshmitarit, babai i vajzës ishte i pranishëm gjatë raportit seksual.

Po nga hetimet ka dalë në pah se edhe nëna e vajzës organizonte takime me pagesë, të cilat shpesh ndodhnin në banesën e çiftit. Vogëlushja ka treguar se paguhej 25 euro, pas çdo marrëdhënieje.